Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare nëFacebook, ish- kryeministri Berisha ka bërë publike pagesat që marrin dy figura të njohura të ekranit shqiptar në Ujësjellës- Kanalizime Tiranë.

Bëhet fjalë për Mira Kazhanin, e cila është gazetare dhe mjaft kritike ndaj opozitës dhe Bieta Sulo, moderatore e Top Channel dhe bashkëshortja e Alban Dudushit. Në postimin e tij, Berisha ka bërë publike rrogat që cilat janë respektivisht 83.000 lekë si këshilltare ekonomike për Kazhanin dhe 55.000 lekë për Sulon si specialiste në UKT.

“I shifni keto Zj/znj!

Ne emer te pavaresise se shtypit, gazetare te teleblushit Kazhani dhe Sula marrin rroga 830000 lek nga parate e takspaguesve ne UK e Tiranes per sherbesat qi i bejne Edvin Hajdutit dhe Lal Plehut! Turp dhe kr im!Vjedhje e hapur publike! sb”, shkruan ish- kryeministri Berisha në postimin e tij në Facebook.