Dy artistët, Mira Konçi dhe kompozitori shkodran Shpëtim Saraçi po jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me dy fëmijët e tyre. Ndonëse vitet ikin, Mira Konçi duket se mbetet e njëjta.

 

Fotot e fundit e publikuara në rrjetin social e tregojnë më së miri këtë. Mira shfaqet në super formë dhe e veshur me shumë stil. Ajo ka pozuar në disa foto edhe me vajzën e saj Era dhe nënë e bijë duken si motra.