Duket se drejtimi politik ka bërë që moderatorja, Bieta Sulo dhe gazetarja Mira Kazhani, të përfitojnë pagesë edhe duke mos punuar në këtë periudhë pandemie.

Duket se kjo e mirë u vjen nga mbështetja e hapur që kanë për Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Sot janë publikuar në mediat online, fakte që tregojnë se gazetarja Mira Kazhani paguhet me taksat e qytetarëve të Tiranës dhe jo pak por plot 830 mijë të vjetra në muaj nga Ujellësjellës Kanalizime të Tiranës, një ndërmarrje që mbahet me taksat e qytetarëve të kryeqytetit. Madje rezulton se Ermira Kazhani përpos profesionit të gazetares është edhe këshilltare ekonomike e drejtorit të UKT-së Tiranë.

Faktet dëshmojnë se më shumë se këtë detyrë, Kazhani bën atë të mbrojtjes së zjarrtë që i bën Ramës dhe sidomos Erion Veliajt. Por Kazhani nuk është e vetmja gazetare që përfiton si pasojë e militantizmit partiak, i tillë është rasti edhe me moderatoren, Bieta Sulo. Sulo paguhet nga UKT-ja me një rrogë prej 550 mijë lekësh të vjetra në muaj dhe është e punësuar si specialiste në këtë ndërmarrje.