Në 24 orët e fundit, Shkodra ka shënuar edhe dy raste të tjera pozitive me virus. Mësohet se rasti i parë, është një punonjës i një fabrike pijesh energjike në Shkodër.

Bëhet fjalë për një fabrikë që prodhon një pije të njohur, me fabrikë në fshatin Shtoj, të Njësisë Administrative Rrethina në Bashkinë e Shkodrës.

Pas rastit të parë, nuk përjashtohet që edhe të tjerë punonjës të jenë pozitivë. Është e domosdoshme që të ndërhyhet shpejt me teste për të këputur sa më parë zinxhirin e transmetimit tnë këtë vatër të re në Shkodër.

Ndërkohë, rasti i dytë i 24 orëve të fundit, është një, në atë që mund të quhet “linjë e zakonshme”. Përsëri rezulton e infektuar një infermiere.