Zelanda e Re, që ka raportuar 1474 raste të konfirmuara koronavirusi dhe 19 të vdekur, kaloi pesë javë nën izolim total. Ishujt lehtësuan masat të martën, disa fëmijë u kthyen në shkollë dhe 400 mijë njerëz u kthyen në punë.

Për mjaftueshëm të tjerë, lehtësimi i masave u përkthye në mundësinë për të ngrënë hamburgerin/patetet/sufllaqen e ëndrrave. Me rregullat e reja, disa restorante dhe kafene u lejuan të punojnë. Sipas TVNZ, në KFC dhe McDonald’s u rreshtuan aq shumë makina për të bërë porosi, sa bllokuan trafikun.

Në një vend hamburgerash në Auckland, qytetin më të madh i Zelandës së Re, turmat e mëdha të njerëzve u bënë shkak për të telefonuar policinë.

“Mbrëmë hasëm disa incidente ku njerëzit nuk respektuan rregullat e distancimit social,” tha një zëdhënës i policisë dhe shtoi se një turmë u mblodh në Glenfield. “Ishte formuar një grup i madh, policia shkoi pranë tyre dhe i edukoi për të siguruar mbarëvajtjen e procesit.”