Këngëtari Robert Berisha, në një lidhje direkte me programin “Shqipëria live”, duke folur mbi projektin e tij më të ri “Fërkoj Kalje” (Kërkoj Falje), tha se u kërkon falje prindërve, sepse këto kohë nuk ka pasur mundësi t’i takojë.

Gjithashtu, Roberti u ndal dhe tek raporti me ish-bashkëshorten, Nora Istrefi, me të cilën ka dhe një vajzë. Dyshja gjithmonë e ka pranuar që ruan një raport të mirë. Megjithatë, Roberti thotë se do t’i jetë gjithmonë borxhli Norës si nëna e vajzës së tij dhe i kërkon falje për gjithçka.

Madje, këngëtari tha se i kërkonte falje edhe vajzës që nuk janë familje.

“Njerëzit e mëdhenj dinë të kërkojnë falje. Tani do t’u kërkoja falje prindërve. Edhe pse kam bërë shumë për ta, kam punuar që 13 vjeç, prapë u kërkoj falje. Babai ka qenë kompozitor, kanë pasur punë të mira dhe ato janë hequr prej pune, në vitin 1990. Unë vetëm 13 vjeç punoja. I kam ndihmuar shumë, por edhe i kam shqetësuar. S’kam pasur edhe kohë t’i vizitoj kohët e fundit. Nuk i kam takuar për shkak të izolimit, kam frikë për shëndetin e tyre.

Babain e falënderoj që më la një profesion kaq të bukur, jam dashuruar me këtë profesion, e falënderoj shumë. Norës do t’i kërkoja falje njësoj si mamit. Përveç faljeve dhe falënderimeve, nuk kam asgjë tjetër. Marrëdhëniet janë shumë të mira. Norës i kam borxh tërë jetën. I kam borxh si nëna e vajzës. E falënderoj që ka qenë pranë meje dhe dua t’i kërkoj falje gjithmonë asaj”, – tha Roberti.