Në një faturë që është siguruar nga ana e Faxweb.al, shihet sesi i njëjti konsumator, ka paguar në Marsin e 2020, dyfishin e faturës referente të një viti më parë, për të cilën OSHEE deklaron se do të kishte si referim. Abonenti që shihni më poshtë në muajin Mars të 2019-tës ka paguar 2560 ndërsa në Mars të 2020-tës është dyfish, 5697 lekë.

TIRANË– Pagesa e faturave të dritave është kthyer në një dhimbje të madhe koke për shqiptarët, që nën kushtet e izolimit, tashmë po përballen dhe me fatura afrofe të energjisë elektrike. Edhe pse është e jashtëligjshme vendosja e faturave afrofe, të cilat nuk parashikohen në ligjin për sektorin e energjisë ekektrike, tashmë qytetarët po përballen edhe me mbifaturimin.

Në një faturë që është siguruar nga ana e Faxweb.al, shihet sesi i njëjti konsumator, ka paguar në Marsin e 2020, dyfishin e faturës referente të një viti më parë, për të cilën OSHEE deklaron se do të kishte si referim. Abonenti që shihni më poshtë në muajin Mars të 2019-tës ka paguar 2560 ndërsa në Mars të 2020-tës është dyfish, 5697 lekë.

Por ky nuk është rasti i vetëm që denoncohet në redaksinë e Faxweb.al, pasi një biznesmen në qytetin e Gjirokastrës, pjesë e hoteleve që akomodojnë emigrantë të kthyer nga jashtë vendit, është shprehur jashtë kamerave se i ka shkuar një faturë prej 3 milionë e gjysëm lekësh të vjetra, edhe pse sipas tij konsumi ka qenë shumë më i ulët.