Mjekët kanë pohuar se ekspozimi ndaj diellit, mund të ndihmojë në uljen e rrezikshmërisë ndaj koronavirus. Mjaftojnë vetëm 10 minuta ekspozim në diell në mënyrë të përditshme, për të qenë më të sigurt ndaj infektimit.

 

Eksperti i shëndetit Aussie, Dr Rachel Neale tha se të paturit nivele të ulëta të vitaminës D, të cilat lëkura i prodhon kur ekspozohet në rrezet e diellit, rrit ndjeshmërinë ndaj virusit.Këshilla e tij vjen vetëm disa ditë pasi Shëndetit Publik Anglia u bëri thirrje Britanikëve që të marrin shtesa të vitaminës D gjatë izolimit.

 

Dr.Rachel Neale ka thënë:

Tani, më shumë se kurrë, nuk është koha të kemi mungesa të vitaminës D. Kjo mund të ndikojë në rrezikun e infektimin nga Covid-19. Vitamina D ka efekte shumë të rëndësishme në sistemin imunitar. Ajo gjithashtu zvogëlon rrezikun e infeksioneve akute të frymëmarrjes.

 

Njerëzit me nivele të ulëta të vitaminës D, janë thuajse 2 herë më të predispozuar të infektohen në krahasim me njerëzit që kanë nivele të larta. Gjithashtu, simptomat e koronavirus tek njerëzit me mungesë vitamine, do të jenë më të rënda dhe mund të shkaktojnë më tepër komplikacione. Prandaj, përpiquni që çdo ditë, të qëndroni të paktën 10 minuta duke marrë rreze dielli.