Shërohet rreth 90% e stafeve mjekësore të prekur nga Covid-19.

Lajmi i mirë u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook.

Manastirliu njoftoi se janë shëruar edhe 1 mjek dhe 2 infermierë të prekur nga COVID-19, ndërsa në total janë shëruar 53 staf mjekësor.

Më herët, Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 14 raste të reja me COVID-19, duke e cuar totalin e të infektuarve në vend në 750 raste.