Kryeministrja e Zelandes se Re Jacinda Arden, ka thene se ne vendi ka ndaluar “transmetimin e fshehur në komunitet” të Covid-19, ndersa jane planifikuar qe disa nga kufizimet e rrepta të bllokimit te fillojne te lehtesohen te henen ne mbremje.

Kryeministrja deklaroi se vendi i tyre e kishte “kaluar me te keqen” por gjithsesi ata do te vazhdojne te mbesin vigjilent ne menyre qe te ruajme gjate kete fitore.

Keshtu Zelanda e Re tashme do te heqi bllokimin prej 4 javesh qe e ka kufizuar vendin ne mbyllje te te gjitha bizneseve, shkollave e ndersa njerezve u eshte kerkuar te qendrojne ne shtepite e tyre pa shkuar askund vecse ne supermarkete apo shetitjeve te shkurtra.

Arden tha se nuk kishte si ta dinte cfare do te ndoshte nese nuk do te kishin nivelin 4 te bllokimit e tani gjithsesi ne lehtesimin e bllokimit ne nivelin 3 ende duhet te paralajmeroje njerezit te mos mblidhen me te tjere si dikur.

Ajo sqaroi se shteti i tyre po e ben kete hapje per ekonomine e vendit por jo per jeten shoqerore te njerezve.

Kryeministrja shtoi se Zelanda e Re do vazhdojne ne nivelin 3 edhe per 2 jave te tjera para se te vendosin a do mund te kalojne ne nivelin 2.

E per ta mbyllur tha:
“Ne mund ta bëjmë këtë vetëm nëse vazhdojmë të ruhemi. Nëse duhet të qëndrojmë në nivelin 3 për më gjatë, do qëndrojmë”. Burimi: Opinion.al