Edhe pse në botë Covid-19 i ka marrë shumë jetë njerëzve, për deputetin e listës “Basha”, Kujtim Gjuzi, koronovirusi është një mashtrimin.

Në emisionin “Shqipëria Live”, teksa foli për masat e marra a nga qeveria deputeti tha se Rama i ka ndërmarrë këto masa sepse mendon se është babai i kombit.

Po ashtu Gjuzi shtoi se sipas tij, kryeministri, është një frikaman dhe merakoset për shëndetin e tij, ndaj ka marrë edhe masa kaq të shtrënguara.

“Unë dua të them se kryeministri Rama ka shkelur ligjin për 44 ditë, sepse e ka vendosur vendin në një karantinë të jashtëligjshme.

Ai mendon se është babai i kombit, por nuk është. Ai ta ketë të qartë se nuk mund të ketë koronavirus vetëm në ato fasha orare, që ka vënë ai.

Shqipëria ka 365 ditë me diell, atje ku hyn dielli, s’ka virus. U bëj thirrje qytetarëve të mos e dëgjojnë dhe të dalin, sepse s’ka koronavirus me orare.

Kryeministri është një frikaman, uroj të jetë mirë, ka frikën e vet dhe e futi një qytetërim social në kaos. Kjo (koronavirusi) është një mashtrim dhe e thonë mjekë të njohur”, u shpreh Gjuzi.