Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë versionin e tij të lirimit të masave nga koronavirusi në vend. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Basha ka përsëritur edhe njëherë thirrjen e tij për testime masive për zbulimin e vatrave dhe më pas hapje graduale.

 

Më tej, Basha ka shtuar se qeveria sipas tij ka dështuar që të marrë masat dhe si pasojë kryeministri Edi Rama nuk ka rrugë tjetër veçse të mbyllë në shtëpi qytetarët.

 

“Unë po them që qeveria ka dështuar të marrë masat dhe si rezultat i kësaj Edi Rama vazhdon t’i mbajë shqiptarët në shtëpi. Shqipëria duhet të hapet, por duhet të hapet vetëm duke ndjekur protokollet të cilat nuk rrezikojnë jetën e njerëzve,”-tha Basha.