Kryeministri Edi Rama thotë se numri i jetëve të humbura në Shqipëri krahasuar me vendet e rajonit është më i ulët.

Gjatë një interviste për “Real Story” në News 24, Rama tha se masat e marra janë shembullore, por kjo nuk do të thotë sipas tij, se situata mund të përketësohet pas disa javësh nëse këto masa nuk do të vazhdojnë.

Rama: Nuk është e vërtetë që në rajonin tonë jemi të gjithë njësoj për sa i përket shifrave. Raporti bëhet shumë thjesht, të vde kur për 1 milion banorë, të tjerat janë të deformuara. Po të shikoni vde kjet për 1 mln banorë, Shqipëria është më poshtë se vendet e rajonit. Nuk po bëjmë gara kush ka më shumë të vde kur por të mos lëvizim nga masat.

Deri më tani kemi bërë zero gabime dhe organizuar në mënyrë shembullore sistemin shëndetësor. Kjo nuk do të thotë se brenda dy-tre-katër javësh nuk mund të gjendemi, larg qoftë, në kushte komplet të tjera dhe jeta të bëhet makth. Duke shkelur rregullat, duke harruar se virusi është aty, ne mund shkojmë shumë shpejt me këmbët tona drejt greminës.