Meteorologu Hakil Osmani në një lidhje ‘live’ për emisionin ‘ABC e Mëngjesit’ bëri të ditur se duke filluar nga e mërkura do të kemi prezencë të reshjeve të shiut.

Më të dukshme reshjet do të jenë në zonat qendrore dhe ato veriore. Ndërkohë, të enjte do të ketë sërish përmirësim të kushteve të motit.

“Vranësira të pakta do të ketë ditën e sotme dhe nesër. Ndërsa duke filluar nga e mërkura e në vijim do të kemi prezencë vranësirash dhe reshje shiu që do të jenë më të dukshme në zonat qendrore dhe veriore.

Nga e enjtja në vijim do të kemi një përmirësim por do të kemi reshje të karakterit lokal. Temperaturat sot dhe nesër janë në rritje, nga e mërkura mund të kemi një ulje të vogël.

Gjatë pasdites së enjtes, premtes dhe të shtunën do të kemi më shumë reshje të karakterit lokal”, tha Osmani.