Kryedemokrati Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” ka komentuar video-montazhin e publikuar nga kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij, Basha tha se Rama duhet që të nxirrte kontratat e tenderave sekretë dhe jo të publikonte muzikën e serialit vizatimor “Pink Panther”.

“Rri dhe na flet për Pink Panther. Dhe pse na vjedh? Mirë e bën që na vjedh, madje pak na ka vjedhur. Pse nuk i publikon tenderat sekretë? Shumë e thjeshtë, paratë e shqiptarëve përfundojnë në xhepat e atyre, ne merremi me Pink Panther. Nxirr pak tenderat atë bëj,”-tha Basha.

Dje Rama ka publikuar në faqen e tij në ‘Facebook’ një video ku shfaqet vetë përballë akuzave të opozitës dhe sqaron çmimet e maskave dhe veshjeve mbrojtëse.

Marre nga dosja.al