Federata Evropiane e Futbollit ka ndarë 236.5 milionë euro për të gjitha federatat anëtare në këto kohë të vështira.

Një lajm fantastik ky për FSHF dhe klubet shqiptare që do të përfitojnë plot 4.3 milion euro. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin. Ai deklaroi se kjo ndihmë po bëhet për të përballuar situatën me Covid-19.

“Sporti ynë po kalon një sfidë të vështirë të provokuar nga COVID-19. Për pasojë, kemi ndarë një pagesë deri në 4.3 milionë euro për çdo federatë, që do të derdhet për pjesën e mbetur të këtij sezoni dhe atë që do të vijë dhe që anëtarët tanë mund ta përdorin në mënyrën më të arsyshme për të ndihmuar komunitetin futbollistik.

Besoj se ky është një vendim i përgjegjshëm për të ndihmuar sa më shumë të gjithë dhe jam krenar për unitetin që futbolli po tregon gjatë kësaj krize. Pa asnjë dyshim, futbolli do të kthehet shpejt në qendër të jetëve tona, do të kthehemi në normalitet. Kur të vijë momenti, futbolli duhet të jetë gati t’i përgjigjet kësaj thirrjeje”, tha Ceferin.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka dhënë leje për heqjen e kushteve për pagesën e bërë përmes programit HatTrick.

“Fondi HatTrick zakonisht u shpërndahet federatave për të mbuluar kostot dhe për të ndihmuar në zhvillimin e zonave specifike. Por UEFA ka vendosur të lejojë secilën shoqatë të vendosë prioritetet e veta, pas ndikimit negativ të koronavirusit në futboll”, njofton UEFA