E teksa në të gjithë botën për shkak të Covid-19, shumë njerëz kanë vdekur pa u dhënë lamtumirën e fundit familjarëve të tyre.

Por një shofer ambulance në Holandë, i quajtur Kees Veldboer, ka bërë gjestin e rrallë pasi ka ndihmuar që qindra të sëmurëve t’u plotësohet dëshira e fundit e tyre.

Ai kishte dal në pension por për shkak të pandemisë është kthyer në detyrë vëtëm për të ndihmuar pacientët që të bëjnë realitet dëshirën e tyre.

Me ndihmën e Veldboer, të sëmurët rëndë me koronavirus, kanë përshëndetur vendet e tyre të parapëlqyera. Mes tyre një i moshuar takoi për herë të fundit kalin e tij, ndërsa një tjetër pa varkën e tij.