Sportistja e fitnesit, Dorina Mema ishte e ftuar në “Mos i fol shoferit”, ku gjatë intervistës Rudina Dembacaj e pyeti pse nuk martohet. Dorina u përgjigj se nuk do shke lë asnjë mashkull në shtëpi sepse i ka premtuar vajzës së saj.

Dorina Mema: Është një premtim që ia kam bërë Irsit dhe derisa të shkojë 20 vjeç unë do jem për të. Dashurinë me mashkullin unë nuk e quaj si dashuri jete, të sak rifikosh për dashurinë e madhe kjo ishte, ishte Irsi, është dashuria më e madhe e shpirtit dhe jetës sime. Ajo që më luan fluturat në stomak, nuk është mashkulli, është Irsi. Nuk dua asnjë mashkull në shtëpi ku jam unë dhe Irsi. Kur ajo të dashurohet, të fejohet, të vazhdoje jetën e saj, unë atëhere do vazhdoj, jam e re.

Dorina foli edhe për marr ëdhënien që ka me ish-partnerin e saj. Ajo us shpreh se është shok me të dhe se me nusen e tij komunikon në telefon.