Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Shkodër, nga NJVKSH-të po moniotorohet situata epidemiologjike në të gjithe territorin e Qarkut e cila është e qëndrueshme.

Nga NJVKSH-ja Shkodër, informohet se nga përgjigjet e 19 mostrave të dërguara dje, në ISHP, kanë ardhur pergjigje pozitive vetëm për një mostër, ndërsa të gjitha të tjerat kanë rezultuar negative. Në total, shkon në 105 numri pozitiv Covid-19. Rasti i ri s’ ka lidhje me vatrat e infektuara. Sot janë dërguar 20 mostra të tjera në ISHP Tiranë, ndërkohë vijon puna për gjurmimin dhe hetimin e rasteve të dyshuara.

Në konviktin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, gjendja shëndetësore e 29 të akomoduarve që janë në karantinë, është e mirë, vazhdon monitorimi dhe kontrolli i tyre nga strukturat e NJVKSH. Ruajtja fizike e objektit bëhet nga strukturat e Repartit Ushtarak 1010, Vau Dejës.

NJVKSH-të në Pukë dhe Fushë- Arrëz, informojnë se nuk ka asnje vatër Covid-19, ndërsa gjendja shëndetësore e 4 pacienteve të shëruar nga Covid-19 është e mirë. Nuk ka asnjë telefonatë të kryer në drejtim të 127. Mbremë është marrë përgjigje për mostren e dërguar në ISHP Tiranë, e cila rezultoi negativ. Situata është e qëndrueshme dhe nën kontrollin e strukturave shëndetësore të Bashkisë Pukë. Sot janë dhënë rreth 87 konsulta online për të semuret në shtepi.

NJVKSH-ja M.Madhe, nuk ka marre asnje tampon (ekzaminim per Covid-19) dhe nuk ka asnje rast te dyshuar. Vazhdon sherbimi shendetesor 24 orë në doganën e Hanit të Hotit . Nuk ka asnje person qe ka hyre nga pika kufitare e Hanit të Hotit .

Nga Drejtoria e Spitalit Rajonal (SR) Shkodër, informohet se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar rreth 22 vizita te urgjences, nga të cilat është marrë 1 moster e dyshuar për Covid-19.