Edhe një rast tjetër pozitiv me COVID-19 është shënuar ditën e sotme në një nga vatrat e cilësuar si e mbyllur pak ditë më parë. Rasti I përket një gruaje në lagjen “Kiras” e cila dyshohet se është infektuar nga kontakti me të afërmit e saj të infektuar ditë më parë. Pas konfirmimit të këtij rasti ka nisur hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi I kontakteve të të infektuarës.

Deri më tani, numri I personave të prekur nga COVID-19 është 105 ndër të cilët 44 janë të infektuar aktivë. Ndërkohë, një lajm I mirë vjen sa I takon edhe numrit të të shëruarve nga virusi COVID-19 në qytetin e Shkodrës. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se deri më tani janë shëruar 50% e pacientëve të infektuar me koronavirus në Shkodër, konkretisht 61 persona.

Ndërkohë që janë shuar disa vatra e infeksionit në lagjet “Dobraç”, “Draçin”, Spitali Rajonal I Shkodrës, Vau Dejës dhe Shirokë. Vatra e infeksionit në njësinë administrative Velipojë quhet e izoluar, por akoma e mbyllur.

Deri më tani, në qarkun Shkodër janë kryer më shumë se 750 testime, ku aktualisht ndër 44 të infektuar aktualisht, 33 janë të vetëizoluar në banesa, nga 7 të shtruar në spital, 4 pacientë janë në terapi intensive ku po marrin mjekim më të specializuar nga mjekët në spitalet “COVID” në Tiranë.