726 të infektuar, 28 viktima dhe 410 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e djeshme se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar me COVID-19 edhe 14 persona të tjerë.

 

Harta është zgjeruar me 9 raste të reja në Krujë, 4 raste në Tiranë, mes të cilëve një në institucionin e vuajtjes së denimit, dhe 1 rast i ri është në Shkodër. Sipas ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit, 7 pacientë të tjerë, të gjithë nga Shkodra, i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 410. Por dje u shënuar edhe viktima e 28. MSH bëri me dije se një 60-vjeçar me iniciale R.K ndërroi jetë në spitalin COVID-2. Pacienti ndodhej i shtruar prej 2 javësh në reanimacion dhe ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Sakaq ai vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese, si diabeti, obeziteti dhe hipertension.

 

Aktualisht në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Ndërsa, në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve janë në terapi intensive në gjendje të rënduar dhe 4 pacientë janë në pavion.

 

Një ditë më parë mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka delaruar në një intervistë për Abc news piku i koronavirusit në Shqipëri është arritur në fund të marsit dhe në fillim të prillit. Mjeku tha më tej se numri i tamponeve është i lartë dhe ata gjurmojnë kontaktet e afërta.