Moderatorja e njohur, Albana Osmani pritet të kthehet në ekran shumë shpejt. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ajo me anë të një lidhje direkte me emisionin e pasdites në ekranin e ‘Vizion Plus’ me Evi Reçin.

Duke qeshur, Osmani ka pohuar se mund të jetë shumë pranë me të, duke konfirmuar zërat se do të jetë pjesë e ekranit të ‘Vizion Plus’.

Nuk dihet ende se me cilin format do të rikthehet Albana, apo cili do të jetë orari në të cilin publiku do e ndjekë, por këtë pritet ta zbulojë vetë ajo në javët në vazhdim.

Kujtojmë se Albana ka një eksperiencë shumëvjeçare në ekranin e ‘Top Channel’ ku nisi rrugëtimin si moderatore e shumë spektakleve apo emisioneve të ndryshme.