Meri Shehu tregon parashikimin e yjeve, duke renditur shenjat nga ato më me pak fat e deri tek shenjat me më fat.

Astrologia tha se muaji Maj do të jetë pak i zhurmshëm, inatçor, me përballje dhe prapaskena.

“Do jetë një muaj i vrullshëm sqarimesh e kontradiktash. Data 4 është me Hënën e re në shenjën e Demit, që do të prekë shenjat e qëndrueshme, Dem, Akrep, Ujor dhe Luan, të cilët do të fillojnë të ndryshojnë gjërat e tyre në aspektin e shijimit. Do t’i paraprijë dëshira për të ndryshuar ekonomikisht”

, tha Shehu.