Një nga hapat e lehtësimit të masave të ndërmarra për Covid -19, është edhe lejimi i udhëtimit me taksi për lëvizjet brenda qytetit. Ky shërbim do të ofrohet nga e hëna e datës 27 Prill, por sërish nën masa të tjera të ruajtjes së higjienës dhe distancimit social.

Përmes një njoftimi Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor, bën me dije se shoferi dhe pasagjeri duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektant, ndërsa përdorimi I koncidionerit nuk është i lejuar.

NJOFTIMI NGA DPSHTRR

Nga data 27 Prill, do të rifillojnë shërbimet me taksi vetëm për lëvizjet brenda qytetit! Shoferë dhe pasagjerë duhet të respektojnë masat dhe protokollet e sigurisë të ndërmarra në situatën e emergjencës COVID-19!

Si të udhëtojmë të sigurt me taksi?

Shoferi dhe pasagjeri duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektant! Të shmangen kontaktet fizike!

Pasagjeri duhet të ulet mbrapa dhe diagonalisht me shoferin e mjetit. Lejohet vetëm 1 klient në automjet. Përjashtim rastet nga e njëjta familje dhe të shoqërimit me të mitur apo persona me paaftësi!

Kondicioneri duhet të jetë i fikur dhe ajrosja të jetë natyrale. Dritaret e mjetit të qëndrojnë pakëz hapur!

Mbuloni gojën dhe hundën me një pecetë ose bërryl kur kolliteni apo kur teshtini. Shmangni prekjen e syve, hundës ose gojës me duar të palara.

Pas pagesës me kartë/cash, shoferi dhe pasagjeri duhet të dezinfektojnë duart.

Pas çdo pasagjeri, shoferi të dezinfektojë: timonin, dorezat e dyerve të mjetit, sediljet, rripat e sigurimit, kontrollet e dritareve, butonin e bagazhit, etj.

Në njoftim bëhet me dije se qytetarët mund të denoncojnë mos mosrespektimin e masave të sigurisë përmes adresës online www.dpshtrr.gov.al.

Nga ana tjetër autoritetet kanë bërë me dije që në fillim, se në rast të përkeqësimit të situatës për shkak të hapjes, do të rikthehen sërish tek masat izoluese./Opinion.al