Rastet e konfirmuara me koronavirus në burgun ‘313’ shtuan frikën se në këtë institucion mund të kemi një vetër të re infeksioni masiv pasi të dënuarit dhe puonjësit e kanë të pamundur të ruajnë një distancë sigurie dhe kushtet e higjenës nuk janë optimale.

Megjithatë deri tani janë konfirmuar vetëm 13 raste prej të cilëve një punonjës dhe 12 të dënuar në paraburgim. Virusi dyshohet se është përhapur tek të dënuarit nga një i dënuar italian i cili konsiderohet si i prekuri i parë.

Por situata në parabugimin e ‘313’ mund të jetë shumë më e rëndë. Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në facebook, një mesazh të ardhur në adresë të tij ku thuhet se italiani i infekuar ishte në gjendje të rënduar prej një muaji por ishte neglizhuar.

Për pasojë sipas tij janë infektuar shumë të dënuar të tjerë dhe personel, jeta e të cilëve vihet në rrezik pasi ky insitucion po kthehet në një vatër të rrezikshme infeksioni. Sipas mesazhit që ka publikuar ish-kryeministri Berisha në paraburgim nuk është bërë ende testim mbi të gjithë të rrezikuarit

Statusi i plotë i Sali Berishës

Qendrim i papergjegjshem i narkoshtetit ndaj perhapjes se covid 19 ne burgun 313!

Lexoni mesazhin e punonjesit dixhital!
Italiani i semure kishte 1 muaj me temperature dhe nuk i bene testin.

Te infektuarit midis te burgosurve dhe personelit jane te shumte!
Te burgosurve dhe policeve te burgut nuk ua bejne testin!

Miq, denoj me ashperisine me te madhe qendrimin e papergjegjshem te narkoautoriteteve ndaj epidemise covid19 ne burgun 313 qe po kerconon jetet e njerezve.

I bej thirrje Komitetit Kundra Tortures te KE, Kryqit te Kuq Nderkombetar dhe Amnisti International te nderhyne me urgjence dhe te denojne qendrimin kriminal te narkozyrtareve te narkoshtetit shqiptar ndaj te burgosurve dhe personelit te burgut 313! sb

Pershendetje i nderuar Z.Berisha!Po ju shkruaj per perhapjen e Covid 19 tek Paraburgimi 313. Perhapja e Covid 19 eshte si rezultat i papergjeshmerise dhe neglizhences se Institucionit 313 dhe Drejtorisë se Pergjitheshme te Burgjeve.I paraburgosuri Italian Gj.Cosimo ka me shume se nje muaj I prekur me Covid 19 por askush nuk e mori seriozisht kete problem.

Vazhdimisht ai ka shfaqur probleme shendetesore dhe temperature te lart por askush nuk u kujdes per te,thjesht I jepnin nje paracetamol dhe vetem kaq.Ne kete menyre veprohet edhe me re paraburgosururit e tjere ne kete situate pandemie.Si rezultat I neglizhences se institucionit 313 dhe Drejtorisë se Pergjithshme te Burgjeve Paraburgimi 313 eshte kthyer ne nje vater infeksioni te rrezikshem te Covid 19.Po rrezikohet jeta e te gjithe te paraburgosurve dhe te trupes policore qe sherben tek ky burg.

Shume te paraburgosur dhe punonjes policie jane te prekur nga Covid 19 por askush nuk e bene publik.Urgentisht duhet te behet testim masiv per te parandaluar perhapjen akoma me shume te virusit.Per trupen policore askush nuk e ve ujin ne zjarr dhe askush nuk po kujdeset per ta.Paraburgimi 313 po kthehet ne mine me sahat.Po rrezikohet jeta e te paraburgosurve,trupes policore dhe familjareve te tyre.

Paraburgimi 313 eshte kthyer ne nje institucion jo i sigurt.Pergjegjesia kryesore e kesaj situate te veshtire ne Paraburgimin 313 eshte e Drejtorise se Pergjitheshme te Burgjeve. SPAK duhet te filloj urgjentisht hetimin dhe nxjerrjes para drejtesise se personave qe jane drejtperdrejt pergjegjes per kete situate te veshtire qe po kalon Burgu 313. /Opinion.al