Avokati i njohur Altin Goxhaj përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Qeveria i dha të drejtën OBSH për t´i përdorur shqiptarët si kavíe për vaksinat që mund të zbulohen kundër Covid 19.

Në këtë kuadër, Goxhaj shkruan se kjo ishte arsyeja pse Rama, Basha dhe Meta bënë ndryshimet në Kodin Penal, duke i dhënë dorë të lirë OBSH-së, që të përdorë edhe fëmijët shqiptarë.

“Nga shtëpia do dalin veç ata që pranojnë vaksinat e OBSH, të tjerët po dolën, direkt në burg! Falënderoni EDvErin që ju nxorri shëtitje por bëhuni gati me kalamajtë për vaksinat e OBSH!”, shkruan Goxhaj.

Postimi nga Altin Goxhaj:

“Mirmjes kavíe eksperimentale të OBSHsë! E morët vesh se Qeveria i dha OBSH të drejtën për t’ju përdor bashkë me fëmijët si kavie për vaksinat? E kuptoni se pse Rama-Meta-Basha e bën Kodin Penal?

Nga shtëpia do dalin veç ata që pranojnë vaksinat e OBSH, të tjerët po dolën, direkt në burg! Falenderoni Edverin që ju nxorri shëtitje por bëhuni gati me kalamajtë për vaksinat e OBSH!”

Gjatë ditës së djeshme pati kundërshti dhe për vaksinën nga ekonomisti i njohurb Dritan Shano dhe aktivistë të tjerë, të cilët e cilësuan të papranueshme që shqiptarët të jenë pjesë e eksperimenteve për vaksinën.