Feja Islame ngrihet në pesë shtylla kryesore të cilat janë: Shehadeti ( të dëshmosh se nuk ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut, dhe Muhammedi alejhi selam është i Dërguari i Tij, Namazi ( falja e namazit) Zeqati ( një pjesë të caktuar të pasurisë ta shpërndash për bamirësi) Agjerimi dhe Haxhi( kryerja e haxhit sipas mundësive ekonomike dhe shëndetësore).

Një ndër muajt më rëndësi të veçantë në jetën e muslimaneve është muaji i Ramazanit! Ky muaj ka një peshe dhe një rëndësi të madhe sepse gjatë këtij muaji ka zbritur Kur’ani famëlartë, i cili erdhi si shërim dhe udhëzim për njeriun! Muaji i Ramazanit është i detyrueshëm të agjerohet nga besimtarët muslimane. Por me një veçori të caktuara rregullash sepse një kategori e caktuar njerëzish nuk janë të obliguar të agjerojnë.

Njerëz të shumtë nga padituria ose keqinforimimi nuk arrijnë të dallojnë qëllimin e këtij muaji të begatë. Kjo për faktin sepse ka njërëz të cilët interpretojnë se: Do agjeroj sepse dua të dobësohem, ka disa të tjerë të cilët shprehen duke thënë: do agjeroj sepse agjeron shoku, shoqja, mami,babi apo dikush tjeter!

Këtu ka një dallim të madh. Sepse ata mund të agjerojnë por kjo vepër nuk quhet e pranuar. Madje disa të tjerë shprehen se: do agjeroj sepse është mirë dhe ka mirësi.” Me pak fjalë, rëndësi të madhe në agjerimin e muajit të ramazanit ka qëllimi përse do agjerosh. Besimtarët/et muslimanë agjerojnë për hir të Zotit të Gjithësisë.

Thotë Krijuesi i Gjithësisë në Kur’anin famëlart: “ O ju që besuat! Agjerimi u është bërë obligim(detyrim), sikurse ka qenë obligim(detyrim) edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devtoshëm, (jeni obligua për) Ditë të caktuara… E kush e përjetoi prej ush këtë muaj le të agjerojë.” (El-Bekare)

Duke u bazuar dhe në ajetin e Kur’anit dallohet qartë që agjerimi është detyrim për muslimanët/et të cilët gëzojnë shëndet të plotë dhe janë brenda mundësisë së agjerimit! Muajin e Ramazanit e kanë obligim ta agjerojnë besimtarët muslimanë të cilët kanë pranuar fenë Islame!

Çfarë është agjerimi?!

Sipas transmetimeve të Buhariut dhe Ebu Daudi thuhet se: “ Agjerimi është mburojë. Nëse dikush agjeron, ai nuk duhet të flasë fjalë të këqija dhe nuk duhet të sillet keq me të tjerët. Nësë ndonjëri do të grindet me të apo e shan atë, le t’i thotë dy herë: “ Unë agjeroj”.

Agjerimi është muaji i devotshmërisë dhe afrimit drejt veprave të mira duke u larguar nga veset dhe veprat e këqija. Këto sjellje janë ilaç për familjen, shoqërinë dhe më gjerë. Nëse individët do të përvetësonin këto sjellje ata do të ishin të dobishëm në rrethin e tyre që shoqërohen! Këto dobi të veçanta t’i dhuron muaji i Ramazanit!

Përse agjerojnë besimtarët muslimanë?!

Ka pasur dhe do të ketë njerëz të ndryshëm të cilët shtrojnë pyetje se përse agjerohet?!

Ebu Hurejra transmeton se Profeti alejhi selam ka thënë: “ All-llahu i Madhëruar ka thënë: Biri i Ademit(njeriu) çdo veper e bën për vete, përveç agjerimit, që është vetëm për Mua dhe Unë shperblej për të.” Qëllimi kryesor i kësaj vepre të madhe është se kryhet në emrin e Zotit ë Gjithësisë. Njeriu nga vetë natyra e tij është gabimtar.

Dhe gabimet mund të ndryshojnë përmasat e tyre nga momenti në moment. Një tipar i veçantë i agjerimit të muajit të Ramazanit është se njeriu vet-vetiu e ndjen largësinë me gabimin dhe për këtë qëllim distancohet nga gabimet dhe veset shkatëruese.

Por nuk është vetëm kjo sepse duke agjeruar njeriu shpreson dhe në faljen e mëkateve dhe gabimeve që ai i kishte kryer gjatë muajve të kaluar! Profeti i njerzimit, Muhammedi alejhi selam ka thënë: “ Kush e agjëron muajin e ramazanit duke iu bindur All-llahut dhe duke iu larguar haramit, do të pastrohet nga gabimet që ka bërë më parë.”

Kush e agjëron mujain e ramazanit me besim tek All-llahu dhe duke kërkuar kënaqësinë dhe shpërblimin e Tij, do t’i falen të gjitha gabimet e mëparshme.”

Muaji i agjerimit ka rregulla dhe specifika të veçanta! Zbulimet shkencore të viteve të fundit janë mahnitur nga dobitë dhe mirësitë e muajit të agjerimit! Me lejen e Zotit në tekstet në vijim do të trajtojmë dhe interpretojmë materiale rreth: Rregullave të agjerimit, moshat të cilet e kanë detyrim agjerimin, kush nuk e ka detyrim agjerimin si dhe shume materiale shkencore dhe fetare rreth mirësive, dobive dhe sëmundjeve parandaluese të muajit të agjerimit! Vëllezër dhe motra, ju uroj agjerim të lehtë dhe të pranuar tek Krijuesi i Gjithësisë!