Koronavirusi është më aktiv në temperaturë 4 gradë celsius dhe vdes kur temperatura është 70 gradë brenda 5 minutave.

 

Është kjo ajo që thotë një studim i kryer nga shkencëtarët e Universitetit kinez të Hong Kong.

 

Në 4 gradë, virusi mund të jetojë deri në dy javë, ndërsa në 70 gradë mund të eleminohet.

 

Ndërsa në temperaturën 56 gradë, mund të jetojë për 30 minuta.

 

Shkencëtarët kanë ekzaminuar jetëgjatësinë e virusit në sipërfaqe dhe zbuluan se në sipërfaqen e maskave mjekësore jeton për një javë me temperaturë ambienti.

 

Në letër koronavirusi jeton rreth 3 orë, në dru dhe rroba për dy ditë, në xham 4 ditë dhe në hekur dhe plastikë një javë.