Spanja, një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, ka rregulla strikte për lëvizjen e qytetarëve. Megjithatë, i lejon ata të shëtisin kafshët e tyre (shtëpiake). Por, të lodhur nga izolimi i gjatë, duket se qytetarët po “abuzojnë” me këtë fakt.

 

Policia Kombëtare Spanjolle postoi në Twitter foton e një burri që u gjobit sepse kishte dalë për të shëtitur peshkun në Logrono, në veri të Spanjës.

 

Por ai nuk është i vetëm. Një burrë në Lanzarote u gjobit pasi po nxirrte shëtitje pulën e tij, ndërsa më 16 mars, u publikua videoja e një burri që përballet me policinë sepse po shëtiste një qen lodër.

 

Po në të njëjtën ditë, në Murcia, policia ndaloi një shtetas të paidentifikuar që po shëtiste i vetëm veshur si Tiranosaur Rex.