I apasionuar pas sporteve dhe me dashuri të madhe për natyrën dhe aventurat edhe të vështira, si ngjitjet në mal, presidenti Meta këtë radhë është shfaqur edhe njëherë jashtë stofit të kreut të shtetit Ilir meta

Kjo ditë izolimi total, e ka gjetur kreun e shtetit, si një njeri të zakonshëm duke u marrë me oborrin.

Meta, me veshje sportive, pantallona të shkurtra dhe bluzë me mëngë të shkurtra, ka “rrëmbyer” një korrëse bari dhe ka nisur nga puna.

Videon ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke dhënë edhe mesazhin për një fundjavë të mbarë për gjithë shqiptarët