Me ardhjen e stinës së pranverës, shtohen dhe rastet e pacientëve që preken nga alergjitë e stinës, simptomat e të cilës shpesh herë ngatërrohen me koronavirusin.

 

Në një interviste për Tv Ora, mjekja alergologe Mira Xhixha shpjegon ndryshimet mes tyre, ndërsa shprehet se nuk kanë munguar dhe rastet, që alergjikët kanë kryer testin e COVID 19.

 

“Kolla nga alergjia është kollë e thatë që të zë në mënyrë të shpeshtë e të vazhdueshme, por mund të ketë dhe kriza. Ndërsa kolla e COVID është e fortë dhe kollë që vazhdon gjithë kohës dhe shoqërohet me dhimbje fyti dhe marrje fryme”.

 

Vizitat mjekësore kryhen kryesisht përmes telefonit, por stafi mjekësor është në gadishmëri të plotë, për ti ofruar ato dhe fizikisht. Xhixha ka disa këshilla për të gjithë ata që vuajnë nga alergjitë. “Qëndrimi në shtëpi në këtë kohë, ka ndikuar shumë për mirë edhe për personat që janë alergjikë. -Mos dalja në ambjent të jashtëm e të hapur, ku piku i polenëve është në përqëndrimin më të madh, që janë orët e mesditës.

 

-Mbajtja e dritares mbyllur, aktiviteti i fëmijeve nëpër parqe apo lulishte që janë shumë alergjikë në këtë orë është i ndaluar. -Mostharja e rrobave, çarçafëve apo e të brendshmeve në ambjent të jashtëm. -Duhet që ata fëmijë që janë alergjikë, kur të futen në shtëpi duhet të bëjnë një dush, pasi një polenë që mund të ketë ngelur nëpër flokë apo rroba, të largohet dhe të mos bëhet shkak i alergjive dhe krizave të astmës gjatë natës”.