Meta: Qeveria ka të drejtë kur thotë se marrëdhëniet janë të shkëlqyera

Presidenti Ilir Meta dhe qeveria duket sikur janë në një stinë të re të marrëdhënieve të tyre dhe kanë bërë një armëpushim, pas akzua ve të ndërsjellja muajt e fundit. Në një intervistë për News 24, Meta ka sqaruar marrëdhënien e re me qeverinë dhe tha se do të jetë gjithmonë krah përpjekjeve për të rikthyer Shqipërinë në shinat e Kushtetutës.

 

Ndërkohë për protestën e 2 marsit dhe kauzës së saj, Meta tha se kjo është një kauzë që qëndron deri në rivendosjen e plotë të normalitetit kushtetues në vendin tonë dhe unë kam qenë dhe do të jem gjithmonë në këtë përpjekje për të rikthyer Shqipërinë në shinat e Kushtetutës dhe për të patur një shtet funksional, të cilin për fat të keq nuk e kemi ende për ato arsye që dihen.

 

“Unë besoj se qeveria ka të drejtë që i vlerëson marrëdhëniet si të shkëlqyera aktualisht në vlerësimin tim, pasi Institucioni i Presidentit ka bërë të gjitha përpjekjet për të krijuar një atmosferë sa më bashkëpunuese apo parandaluese apo ndihmuese në menaxhimin sa më të mirë të kësaj situate në të gjitha drejtimet. Sigurisht unë do të doja që bashkëpunimi edhe i qeverisë, edhe i institucioneve të saj të ishte edhe më i shpejtë, edhe më reflektues ndaj kërkesave institucionale të Presidentit të Republikës,

 

megjithatë unë jam gjithmonë i duruar, sepse e kuptoj që ata ndoshta janë nën presione më të mëdha të vendimeve të ndryshme që duhet të marrin, por unë do të vazhdoj të bëj gjithçka për të qenë bashkëpunues me qeverinë,me opozitën, e cila ka patur dhe ka një rol shumë të rëndësishëm në menaxhimin e gjithë kësaj situate dhe të mesazheve që përcjell, të ideve apo të propozimeve që bën apo qoftë edhe të kritikave, të cilat janë edhe normale, duke patur parasysh që është opozitë, dhe me të gjithë aktorët e tjerë.Unë mendoj që kjo është një sfidë e përbashkët e të gjithë qytetarëve shqiptarë, është në interesin e tyre të gjithëve pa asnjë dallim dhe do të bëj më të mirën në këtë drejtim.

 

Pastaj përsa u takon insinuatave, diversioneve apo problemeve të tjera, këto për mua janë të parëndësishme. Unë jam po ai që kam qenë dhe do të vazhdoj të jemi i njëjti në këtë Institucion, gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës dhe të interesit më të mirë të popullit shqiptar”, u shpreh ndër të tjera Meta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...