Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri i ka dhënë fund lidhjes me Dj Geek, vetëm pak kohë pas konfirmimit të lidhjes romantike.

 

Lajmi është konfirmuar nga vetë këngëtarja, në një rrëfim për revistën ‘Story’, ku ka treguar dhe arsyen që e çoi këngëtaren drej vendimit.

 

“Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme”, është shprehu këngëtarja.

 

Mesa duket ndarja ka ardhur pak ditë pas ditëlindjes së këngëtares, pasi Dj Geek ishte ndër të parët që uroi Dafinën me një urim të veçantë në rrjetet sociale.