Raste të vazhdueshme abuzimesh me ndihmat janë denoncuar nga qytetarët. Mesazhe të vazhdueshme janë publikuar në JOQ Albania ku “ndihmat” e dhëna nga bashkitë përkatëse kanë qënë ndër më minimalet, disa pako makarona, ose disa pako oriz.

 

Po ashtu në disa qytete ka ndodhur që ndihmat janë shpërndarë vetëm për militantët e PS ose për familjarët e punonjësve të bashkive.

 

Rasti që është denoncuar sot është edhe më skandaloz. Një grua e moshuar e cila banon në zonën e Astirit në kryeqytet ka marrë si “ndihmë” nga bashkia 2 pako me bojë flokësh mes disa pakove me biskota dhe me karamele madje edhe krem për duart.

 

E gjitha në një situatë pandemie kur vështirësia ekonomike është në nivele të larta veçanërisht në familjet që kanë nevojë për ndihmesën e shtetit.

 

Mesazhi i vajzës së 66-vjeçares:

Shikoni ndimat qe i con shteti jone nje gruaje te moshuar 66 vjec boje per te lyer floket. “Ndihmat” kanë ardhur për mamin tim në Astir dje.