Pas tre dekadash përpjekje për pastrimin e politikës shqiptare nga figurat me funksione në regjimin komunist, shfaqet sërish “lustracioni”.

 

Përpjekjen për implementimin e nismës ligjore këtë herë e udhëheqin 20 deputetë të opozitës me në krye Myslim Murrizin.

 

Kë kap “lustracioni”? Nëse miratohet, emri më i përfolur që përjashtohet menjëherë nga politika është Sali Berisha, ndonëse ky i fundit ka deklaruar se nuk do të kandidojë më për deputet. Por ka edhe figura të tjera si Gramoz Ruçi apo Spartak Braho, që kanë pasur funksione gjatë regjimit komunist.

 

Janë pesë kategori, duke nisur nga ish-anëtarët e Partisë së Punës, që nuk mund të emërohen apo zgjidhen në 29 funksione të ndryshme shtetërore.

 

Argumenti i 20 deputetëve për të bindur kolegët të votojnë këtë ligj është rezoluta nr. 1481 të Asamblesë Parlamentare të KE-së votoi Rezolutën mbi nevojën për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste, disa rezoluta të Kuvendit të Shqipërisë, rezolutën e parë të KE-së që në vitin 1996, për çrrënjosjen e trashëgimisë se sistemit totalitar komunist etj.