Ministri Arben Ahmetaj ka shkuar mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion” me një valixhe udhëtimesh mbushur me dosje.

 

Sipas ministrit, brenda valixhes janë dosjet me emrat dhe numrat e llogarive të personave që kanë përfituar nga paketa e ndihmave të qeverisë shqiptare. Edhe pse një numër i madh qytetarësh kanë sjellë në Opinion, problematikat e tyre lidhur me refuzimin e formularit të ndihmës, Ahmetaj tha se deri tani 52 mijë emra kanëpërfituar tashmë nga pagesa e parë.

 

“Janë mbi 52 mijë emra që kanë përfituar. Unë do t’i lë me ju. Nëse doni të sfidoni të vërtetën kushdoqoftë mund t’i verifikojë. Këto janë emrat me numrat e llogarive bankare. Kam dhe paketën e dytë, janë 11”, tha Ahmetaj.

 

Ministri tha se janë akoma edhe 10 mijë emra që pritet të paguhen gjatë ditës së premte dhe ditës së hënë.

 

“Janë akoma dhe 10 mijë veta për t’u paguar nga paketa e parë. Besoj nesër dhe të hënën. Nëse atyre ju është aprovuar pakleta, pagesat do t’i marrin”, tha Ahmetaj./Opinion.al