Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj fetson sot ditëlindjen. Ai ka mbushur 60 vjeç dhe në ditën e tij të veçantë nuk kanë munguar urimet e shumta nga familjarët, miqtë dhe kolegët.

Mirëpo urimi më i bukur është ai i vajzës së tij, Alkidës e cila i ka dedikuar disa fjalë vërtetë të ndjera. Alkida shprehet se e falenderon Zotin çdo ditë që është vajza e tij dhe se është shumë krenare për të.

“Anë e mbanë botës do të vrapoja me një frymë për të mbledhur në buqetë urimet më të bukura që ekzistojnë dhe të t’i dhuroja sot ty babush në 60 vjetorin e lindjes….do të rendja edhe këmba-dorës pa u lodhur, ashtu si dikur fëmijë 2 vjeç rendja vrullshëm e me zemrën që me dilte vendit nga gëzimi, sapo dëgjoja derën të hapej e ti të vije nga Tirana e largët për të gëzuar pak ditë me ne…

Por sot babushi im s’mundemi t’a festojmë ashtu siç kishim thurrur plane pa fund sëbashku, distancën nuk e kemi më kilometrike por sociale. Me shpresën se ditë më të bukura do të vijnë dhe ne do të festojmë të gjithë bashkë ditëlindje pa fund deri në ditëlindjen e tënde të 100! Nuk gjej fjalë mjaftueshëm për të të shprehur gjiiiiithë çfarë kam në zemrën qe ende me del vendit për ty;

Nuk gjej fjalë mjaftueshëm të të falenderoj për gjithë sakrificat e tua deri në vetëmohim; nuk gjej dot fjalë mjaftueshëm të të them sa krenare jam për njeriun mrekulli që je ti…Sot dua si për çdo ditë t’i falem Zotit që jam gjaku yt e ti je Ati im! Gëzuar ditëlindjen e 60 babushi im!”, shkruan Alkida.