Një pastruese që punonte për bashkinë e Athinës gjeti një çantë që përmbante 19,000 euro dhe ia dorëzoi Policisë. Këtë fakt e zbuloi kryetari i bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis në një postim në mediat sociale të mërkurën vonë.

Bakoyiannis u takua me gruan dhe shefin e saj për t’i uruar për qendrimin e tyre.

“Unë i them një falënderim të madh Evangelisë, jo për çantën, por për dërgimin e një mesazhi të rëndësishëm për të gjithë: Ky dinjitet, njerëzim dhe respekt i ndërsjellë janë çelësa për një shoqëri më të mirë,” tha ai në llogarinë e tij në Facebook.