Përplasja mes Ermal Mamaqit dhe botueses Arlinda Dudaj është zbutur, edhe pse në distancë. në një lidhje me Skype në emisionin “Rudina”, Dudaj tha se Ermali ka një lloj pasigurie kur shprehet se nuk duhen lexuar romane pasi janë për pleq. Ajo shtoi gjithashtu se Mamaqi është një shembull dhe këshillat e tij nuk janë një ndihmesë për njerëzit.

 

“Thotë për librat romanet që s’kam asgjë kundër romaneve, në fakt i quan budallallëqe, ose i quan gjëra të pavlefshme që i lexojne pensionistët, a thua që kjo që i lexojnë pensionistët, ne nuk duhet ta lexojmë si vlerë, sepse nëse i lexojnë pensionistët për mua kjo është vlerë sepse ai është vërtet një brez shembull, për shumë gjëra, jo për gjithçka natyrisht. Duket qartë tek Ermali një lloj pasigurie që ka ndoshta personale, ose dëshirë për të ndihmuar të tjerët, por nuk është kjo mënyra. Ndaj unë vendosa, nuk e mendova që do bëhej kaq e madhe, por vendosa t’i shkruaj dy fjalë se thashë dikush duhet të reagojë këtu, pavarësisht se kishte shumë njerëz, pashë dhe lexova komente. Kishte shumë njerëz që nuk ishin dakord me këtë, madje ishin edhe të nevrikosur, madje edhe e sulmonin personalisht,”- tha Dudaj.

 

Pas kësaj deklarate, Ermal Mamaqi ndërhyri me anë të një mesazhi në studio ku tha se vazhdon t’i qëndrojë idesë, se nuk është momenti për të lexuar romane dhe jo se ka ndonjë gjë kundër tyre, por sepse fokusi duhet të jetë tek ajo që shërben më shumë në këtë kohë.

 

“Më falni që nuk mund të isha sot në studio me një video call kështu live, por po ju çoj këtë mesazh sepse kam respekt për ju. Për sa i përket temës që më tha gazetarja që keni në studio, sqarimin tim e kam dhënë në atë videon tjetër, që shpresoj që ta trasmetoni atë videon tjetër që kam bërë, ku shpjegoja atë problemin e thagmës që thashë për romanet. I qëndroj idesë time, që nuk është momenti për të lexuar romane, për të parë opera, balet klasik, por po i rithem dhe njëherë nuk kam asgjë kundër romaneve, romanet shumë mirë të lexohen, por fokusohu tek ajo që të shërben më shumë tek kjo kohë krize që do kalojmë. Meqë është Arlinda aty, që e kam shoqe, e përqafoj, nëqoftëse do lexoni ndonjë roman, lexoni vetëm romanet që shet Arlinda,”– u shpreh Ermali.

 

Dy ditë më parë, Ermal Mamaqi ndau një mesazh sensibilizues dhe motivues për njerëzit e ndodhur në karantinë, duke i sugjeruar që të përpiqen të zbulojnë tek vetja talentet e tyre, dhe atë që dinë të bëjnë më mirë. Por, ndër të tjera ai bëri dhe një deklaratë që nuk u prit aspak mirë nga besnikët e leximit. Botuesja, Arlinda Dudaj, e cila i është kthyer publikisht aktorit, duke mos lënë gjë pa i thënë, për predikimin e mosleximit dhe diskriminimin moshor. Ajo e ka cilësuar sjelljen e Mamaqit të pabesueshme, dhe nuk ka lënë pas as ironitë ndaj aktorit.