Lulzim Basha, në një intervistë në “ABC e Mëngjesit me gazetarin Enkel Demi ka folur për vështirësitë ekonomike, menaxhimin e COVID-19, ku u ndal edhe te problematika e fasonerive.

 

Gjatë intervistës, i pyetur nga gazetari Enkel Demi për rezultat pozitive të sondazheve ndaj kryeministrit Edi Rama, Basha u shpreh se sipas tij qeveria është ilegjitime.

 

Në asnjë moment, për liderin e opozitës, shteti nuk ka qenë në krah të shqiptarëve dhe mbrojtjes së jetës apo shëndetit të tyre.

 

Sipas tij, e vetmja rrugë e përdorur nga kjo qeveri është vjedhja dhe manifestimi i gjobave.

 

Basha tha se nëse do të bëheshin zgjedhjet nesër kryeministri do të pësonte një disfatë elektorale dhe ai do fitonte bindshëm.

 

Enkel Demi: Kam parë një sondazh, kuptohet ishte organizuar afër zyrës së tij, ku kryeministri Rama del shumë mirë, dhe ju nuk dilni shumë mirë. Mos e mer si ofezë timën, ata që ma dhanë, thanë shyqyr që kemi Lul Bashën në opozitë, ma kanë thënë copë këtë. Përse këta janë kaq mirë në sondazhe, ose sondazhet e tyre?

 

Basha: Ka dy gjëra këtu, e para, është të dalësh para pasqyrës dhe t’i thuash vetes ‘o sa mirë që jam’ dhe e dyta, është që të marrësh edhe një kor njerëzish, që të dalin edhe ata para pasqyrës dhe të thonë ‘o sa mirë që je’. E gjithë strategjia e Edi Ramës në këto vitë është bazuar të shitblerja e votës. Dhe nuk ka gjë që e tregon më mirë këtë se tërheqja nga padia e gazetës gjermane “Bild”.

 

Fakti është që kjo qeveri ka humbur legjitimitetin dhe nëse nesër do të kishte zgjedhje, do të pësonte disfatën më të rëndë.

 

I gjithë veprimi i tyre është bazuar në blerjen e votave. Nuk ka asnjë mundësi, nëse zgjedhjet bëhen nesër, për shkak të Edi Ramës dhe keqmenaxhimit të situatë së tërmetit apo edhe të pandemisë, kjo qeveri që ka ardhur në pushtet me një proces të manipuluar, do të përballej me një katastrofë elektorale.

 

Këta kane dështuar në mënyrë spektakolare. Opozita i ka përdorur mjetet që ka në dorë. Qëllimi nuk është se si të ulemi në pushtet, por se si të ndihmojmë njerëzit. Për këtë kemi kërkuar që në fillim të merren masa për mbrojtjen e qytetarëve, kjo është detyra e opozitës, mbrojtja e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.

 

Do të vijë momenti i nxjerrjes së përgjegjësisë dhe se çfarë ka bërë opozita. Taktika e ngopjes së lugës bosh nga Edi Rama nuk funksionon më.