“Kaluam kaq bukur sa e lashë”. Kështu justifikon Edi Rama tërheqjen e padisë për gazetën “Bild”

Më në fund Edi Rama e pranoi sonte se është tërhequr mbrapsht nga padia që kishte bërë plot bujë ndaj gazetës dhe portalit gjerman “Bild”.

 

Kryeministri e justifikon këtë zmbrapsje, me dashurinë që befasisht i lindi për Bild, një dashuri me shikim të parë, sapo i njohu, aq vendosi të mos e dëmtojë median gjermane që kishte premtuar publikisht se do ti merrte një dëmshpërblim të majmë.

 

“U njoha me shefat editorialistë të BILD gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih dhe kaluam aq bukur sa nuk pata më motiv për ta vazhduar gjyqin. Njerëzore!”, shkruan z.Rama.

 

Sigurisht që njerëzore ta bësh këtë, por jo me dy standarde, në Gjermani ku nuk ta mban t’i shkosh pas gjyqeve me mediat, të tërhiqesh dhe në Shqipëri t’i vihesh pas qindra proceseve gjyqësore për “shpifje”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...