“Do ta paguani shumë shtrenjtë këtë”, Rudina Hajdari del me paralajmërimin e rëndë

Deputetja, Rudina Hajdari gjatë fjalës në Kuvend i ka bërë thirrje qeverisë që të japë shpengime pse dol ta zgjasë gjendjes së fatkeqësisë natyrore edhe dy muaj.

Teksa shprehet kundër këtij vendimi, Hajdari ka kërkuar gjithashtu llogari se kush qëndron pas e-albania që u jep shqiptarëve leje për dalje, nëse janë ata një ekip i specializuar për këtë punë apo jo.

Deklarata e Hajdarit:

“A është kjo situatë e njëjtë si në ‘97? Unë them se jo.

Pse thoni se një website si e-albania paska kompetencën e duhur. Unë se di kush janë pas e-albania që japin leje për njerëzit që dalin jashtë.

Kërkoni ta shtyni gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Nuk keni dhënë asnjë lloj shpjegimi dhe kjo është situatë tepër e ndërlikuar për shqiptarët të cilët janë të frikësuar.

Unë dua shpjegim sepse shoh që gjendja po përkeqësohet, bizneset po vuajnë dhe shqiptarëve akoma më shumë po i thellohet plaga e varfërisë. Ju do ta paguani shumë shtrenjtë për këtë që po i bëni shqiptarëve sot”, tha Hajdari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...