Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 116 kontrolle zyrtare dhe monitorime , ku janë marrë masa administrative “Paralajmërim” dhe “Asgjësim produktesh në Tiranë dhe Shkodër.

 

Në pjesën më të madhe të qarqeve merren mostra për analizim të mbetjeve pesticide në fruta -perime, analiza mikrobiologjike dhe të plehërave për bimësinë.

 

Gjatë inspektimeve në Tiranë është marrë 1 masë administrative “Paralajmërim”, janë bërë 2 asgjësime për 6.367 ton produkte ushqimore si dhe janë marrë 53 mostra në fruta- perime për analizimin e mbetjeve të pesticideve dhe 15 mostra djathë për analizim mikrobiologjik.

 

Në Shkodër janë marrë 3 masa administrative “Paralajmërim” për mungesë të librezave shëndetësore, gjithashtu janë marrë 5 mostra për analizim në inpute bujqësore. Në në Korçë janë marrë 20 mostra për analizim mbetjesh pesticide në mollë dhe speca, si edhe 6 mostra për analizim në një stabiliment përpunim mishi.

 

Në Berat janë marrë 5 mostra për analizim të mbetjeve pesticide në sallatë jeshile dhe 3 mostra për plehërat që përdoren për bimët. Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, vijojnë inspektimet në të gjithë vendin, në garantim të sigurisë ushqimore, si dhe monitorimin për masat e marra kundër përhapjes së Covid