Austria i ka ardhur në ndihmë Shqipërisë lidhur me kërkesën për mjete mbrojtëse në luftën me koronavirusin.

Komisioni Europian bën me dije se Shqipëria ka kërkuar doreza dhe dezinfektant, të cilët janë mundësuar nga Austria. Sakaq ndihmat po bëhen gati nga BE për t’u nisur në Shqipëri.

“Referuar kërkesës së Shqipërisë ndaj Mekanizmit të Mbrojtjes Civile në Komitein Europian, në luftën ndaj koronavirusit, Austria ka ofruar doreza dhe dezinfektant.

Bashkimi Europian po koordinon dhe bashkëfinancon shpërndarjen e dërgesave në Shqipëri,”-shkruan në ‘twitter’ Komiteti Europian.