Spartak Ngjela: Rama do shkonte në burg nëse nuk do zbatonte këtë skemë

Avokati Spartak Ngjela shprehet se shteti shqiptar nuk ka para për të mbështetur biznesin e për pasojë, nëse nuk lehtësohen masat, ai çon në falimentimin e tij dhe varfërimin e punëtorëve.

“Është dakord shkenca dhe epidemiologjia, është naivitet të mendohet se masat i ka marrë Rama. Nëse ekipi i epidemologëve i jep një skemë dhe kryeministri nuk e zbaton dhe plaset një pasojë drastike, kryeministri shkon në burg, e dini ligjin?

E shikoni çfarë po bën Trump, është presidenti i Amerikës, jo i një vendi afrikan, vetëm se është i vonuar në masat i është sulur Kinës se e ka fshehur dhe ka të drejtë. E tregova këtë për shembull nëse një kryeministër nuk pranon masat e vendosura nga ekipi mjekësor.

Rama këtë e di, këta që akuzojnë nuk dinë asgjë. Nëse ata ia kanë dhënë është shenjë pozitive, nuk ma ha mendja se Rama ka folur me mendjen e vet. Ai ka ekspertë, janë dy aspekte që kanë efekte, epidemia dhe kriza ekonomike që ka të bëjë me urinë dhe varfërinë ekstreme.

Konstatova se i dha dorë tregut, ky shtet nuk ka para, cila është arsyeja, është çështje analize, se qeveri që nuk ka rezervë nuk ka në botë. Ekonomia kërkon para, tregu është i bllokuar, ose duhet të bëjë para me politikë ose të hapi tregun. Të parën nuk e bën dot, duhet të hedhë para në treg, se është dobësuar edhe puna edhe kapitali, njëri shkon në uri tjetri në faliment.

Të dhënat e menaxhimit janë të mira deri tani. Unë mendoj se ka marrë lejen e komisionit epidemiologjik, dhe nëse ia kanë dhënë ata lejen se situata aktuale në Shqipëri është në favor. Fakti që kemi zbutje mendoj se është një gjë e mire”, tha Ngjela për Fax News.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...