Situata e krijuar si shkak I virusit COVID-19 ka bërë bashkë disa të rinj të qytetit të Shkodrës të cilët kanë ndërmarrë një nisëm për të shpërndarë pako modeste ushqimore tek të moshuarit e vetmuar, pa qenë nevoja që ato të dalin në rrugë duke rrezikuar shëndetin e tyre.

 

Ajni Haxhija organizatori I nismës “Ndihmë për ty” tregon për këtë iniciativë dhe prëkrahjen e shokëve për t’I ardhur në ndihmë personave në nevojë gjatë ktyre ditëve t izolimit të detyrueshëm.

 

Struktura që ato kanë organizuar është me vetëfinancim, ndaj bashkëpunimi me biznesë është I mirëpritur tregon Ajni.

 

Prej një jave, Ajni dhe vullnetarë të tjerë identifikojnë të moshuarit dhe sigurojnë produktet ushqimore të nevojshme për të moshuarit. Iniciativa e këtyre të rinjve, të mbush me shpresë në këto ditë kur frika dhe paniku kanë zënë vend në përditshmërinë tonë.