“Do të përdorim një taktikë, do të hapemi me kujdes, por jo kudo njëlloj.

Po ta shohim sot bilancin e Shqipërisë në hartën e Ballkanit apo Eruopës, jemi në grupin e vendeve më të suksesshme, në dy parametrat kryesorë, te numri i të vdekurve në një milion banorë dhe numri i pacientëve në terapi në raport me të infektuarit.

Masat kanë dhënë efekt, por falë qytetarëve, që në 99% keni qenë engjëjt mbrojtës të familjeve. Po të shohim hartën, vala e goditjes nuk ka qenë kudo e njëjtë, që do të thotë se po të hapemi kudo njëlloj rrezikojmë ta zgjerojmë fushën e armikut dhe rrezikojmë kthimin e të gjithëve mbrapa.

Për shembull në Gjirokastër apo Dibër ku risku është shumë i ulët mund të kemi më shumë lehtësim masash, por në Krujë asnjë lehtësim, apo në Tiranë dhe Durrës një lehtësim të moderuar. Këto mund të variojnë në varësi të dinamikës së luftës dhe sjelljes së qytetarëve.

Kjo qasje do të lehtësojnë shumë në zona të ndryshme lëvizjen me këmbë apo me makinë. Brenda disa bashkive mund të lehtësojmë shumë lëvizjen. Për shembull për njerëzit e fshatit për të shkuar në qytet, apo një familje që të rrijë e gjithë brenda. Edhe fshat orare nuk kanë pse të jenë njëlloj si në zonat me risk të ulët dhe te ato me risk të lartë.

Masat e shtrënguara në një zonë me rrezik të lartë, mund ta kthejnë me rrezik të ulët si zonë. Javën e ardhme në bazë së hartës së epidemisë do të pilotojmë në disa zona me risk të ulët një lehtësim të masave” tha Rama.