Një mama ka zbuluar sesi ishte “mashtruar” nga fëmija i saj i cili është vetëm 5 vjeç. Blogerja Laura Mazza, e kishte lënë djalin e saj të vazhdonte detyrat online, pa e mbikqytrur. Por, sipas saj, kishte një mënyrë sesi ta kontrollonte djalin nëse po kryente detyrat.

 

Laura ka shpjeguar në Facebook:
Po punoja në zyrën time, ose më sakt këndin që kam sajuar në shtëpi si zyrë dhe e vendosa djalin në FaceTime. Mendova se po të kishte ndonjë paqartësi, mund të më pyeste direkt dhe të shmangim humb jen e kohës në shtëpi teksa secili prej nesh bënte detyrat e veta. Ai ishte shumë i qetë, por unë mund ta dëgjoja mësimin që po vazhdonte, kështu që nuk u ndjeva shumë e shqetësuar. Duke e parë sesa kohë kaloi duke dëgjuar mësimet online, mendova t’i jepja pak kohë pushim. Kështu që i thashë nëpërmjet FaceTime që mund të pushonte pak, por qëndrimi i tij nuk po ndryshonte. Dukej akoma aq i përqëndruar, më habiti.

 

U ngjita lart, dhe vetëm kur dëgjoj që ai ishte duke kënduar dhe duke luajtur. Shkoj në dhomën e tij dhe vetëm kur zbuloj që kishte gjetur mënyrën sesi të ma hidhte. Kishte vendosur një fotografi të tij dhe më zbuloi se kishte bërë disa fotografi ku dukej sikur po mendohej, të cilat zëvendësoheshin njëra pas tjetrës. Dhe në fund, më tha:”Siç thotë edhe babi, unë jam shumë i zgjuar. Prandaj dhe vura kaq shumë foto, që të shikoje të gjitha reagimet e mia kur dëgjoja mësimin.”