Eugena Tomini e ISHP-së, deklaroi se hapja graduale do të çojë në ekspozim të kontrolluar të popullatës dhe se për këtë arsye parashikohet rritje të numrit të rasteve në ditët në vijim.

“Piku është kaluar tashmë, por duhet frenuar entuziazmi dhe jemi të rezervuar. Prandaj po bëhet një hapje graduale dhe indikatorët do të monitorohen në vijimësi”, tha Tomini për A2.

“Masat bëjnë që popullata të ketë ekspozim minimal, por ky ekspozim minimal bën që popullata të mos imunizohet normalisht.

Hapja graduale do të çojë në ekspozim të kontrolluar të popullatës. Parashikojmë rritje të numrit të rasteve në ditët në vijim, nëse nuk respektojmë të gjitha masat”, theksoi Tomini.