Shqipëria do të marrë një kredi të favorshme me vlerë 180 milionë euro nga Komisioni Evropian për përballimin e situatës nga koronavirusi.

KE-ja në total ka miratuar një fond prej 3 miliardë eurosh, për 10 shtete, 8 evropiane, si dhe për Jordaninë dhe Tunizinë. Fonde do të përfitojnë edhe shtetet e tjera të Ballkanit.

Kriza ka lënë pasoja në vend, e po ashtu shtetet e tjera ballkanike, ku për shkak të saj shumë persona kanë humbur punën e mjaft biznese janë bllokuar.

Shuma do të depozitohet në dy transaksione, interesi do të jetë i ulët dhe duhet që të shlyhen brenda një kohe jo shumë të gjatë. Depozitimi i parë pritet të ndodhë shpejt.

Këtë vendim e ka përshëndetur dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili shkruan si më poshtë: Mirënjohje Komisionit Europian dhe Presidentes Ursula për propozimin e tyre për të ndihmuar shqiptarët dhe gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor në këto kohë kaq të vështira. Mbështetja e miqve dhe partnerëve tanë në përballjen me COVID19 është jetike.